PD: Taksat mbyllën 15 mijë biznese në një vit

Partia Demokratike ka bërë bilancin e biznesit për vitin që lamë pas. Sipas këshilltarit për çështjet ekonomike ne këtë parti, Dorian Teliti gjatë 2018 janë mbyllur mbi 15 mijë biznese, ose 62% më shumë se një vit më parë.

Sipas PD, viti që sapo nisi do të jetë edhe më i zymtë.

“Bizneset e mbyllura këtë vit janë të qytetarëve të zakonshëm që kanë ulur qepenat nga taksat dhe tarifat e rritura dy apo tre herë, nga energjia 30 përqind më e shtrenjtë dhe nga faturat e ujit 44 përqind më të larta. 2018-ta është edhe më keq se një vit më parë. Mbi 15 mijë biznese të falimentuara do të thotë 62 përqind biznese të mbyllura më shumë se viti I kaluar. Janë të paktën 15 mijë familje që nuk i kanë mbijetuar gjobave të taksidarëve që nuk i kanë mjaftuar as TVSH. Prej 1 janarit ka hyrë në fuqi ligji për të dyfishuar taksan e pronës. Çdo biznes që nuk e ka ulur ende qepenin do të paguajë dy deri në katër herë më shtrenjtë për vendin ku ushtron aktivitetin e tij. Gjithashtu, nëse qeveria nis zbatimin e koncesionit të kasave të reja fiskale çdo biznes do të paguajë nga 600 deri në 1 mijë euro të tjera për të zëvendësuar sistemin”, tha Teliti.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN