Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pezullohet konkursi i Policisë për gradën “Komisar”

Nga A2 CNN
4 Janar 2019, 15:10 | Aktualitet
Pezullohet konkursi i Policisë për gradën “Komisar”

Faza e dytë e konkursit për gradën “Komisar” në Policinë e Shtetit është pezulluar, derisa Prokuroria e Tiranës të përfundojë hetimet, pas kallëzimit penal nga SHÇBA.

Për gjatë nëntorit, iu nënshtruan testimeve 231 oficerë policie, të cilët konkurronin për gradat “Komisar” dhe “Kryekomisar”, ndërsa kreu i Policisë, Ardi Veliu, e shtyu konkursin, duke krijuar komisione të reja vlerësimi. Sindikata e Policisë sinjalizoi asokohe parregullsitë.

“Do të bëjmë një padi si sindikatë edhe në Gjykatën Administrative. Njëkohësisht do të vëmë në dijeni edhe SHÇBA me një kërkesë tonën për të filluar hetimi”, shprehet Sadetin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë.

Edhe avokati i kësaj sindikate përforcon akuzat. “Duke qenë se doli jashtë parashikimit që këtë provim e fituan edhe persona të tjerë, të cilët nuk ishin në mentalitetin dhe organikën e drejtorit të përgjithshëm vendosi ta anulonte këtë provim për të fituar më pas domosdoshmërisht ata që donte drejtori”, shprehet Roland Islami, avokati i Sindikatës së Policisë.

Konkursi për “Komisar” u përsërit 2 herë dhe më 21 nëntor, 170 oficerë hynë në testim, rezultatet e të cilit ende nuk janë publikuar.

Faza e dytë ishte parashikuar të zhvillohej në dhjetor të vitit të kaluar, por hetimet e Prokurorisë e pengojnë një gjë të tillë. Megjithatë, burime konfidenciale i thanë gazetarit të A2, Mariglen Mulla, se 90% e këtyre konkurruesve kanë marrë pikët maksimale. Ndërsa 60 oficerët që konkurruan për “Kryekomisar”, tashmë janë njohur me rezultatet e të dyja fazave të testimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani