Pogradec, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit të mbytur në liqen

Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i peshkatarit Gëzim Seitllari, i cili ishte zhdukur që prej 31 dhjetorit pasi kishte dalë në liqen për të peshkuar.

Palombarët u detyruan të ndërpresin kërkimet si pasojë e motit të keq, ndërsa mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga familjarët.

Dallgët e forta e kishin nxjerrë trupin e pajetë në breg të liqenit.

Gëzim Seitllari, banues në Memlisht të Pogradecit kishte dalë për të peshkuar më 31 dhjetori, por u mbyt në liqen si pasojë e motit të keq.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN