Reshje bore edhe në jug gjatë fundjavës!

Pjesa e dytë e ditës së sotme mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në veri dhe qendër, por reshje të pakta dëbore vijojnë në zonat jugore.

Ndërsa e shtuna dhe e diela paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat nga mbrëmja e së shtunës dhe gjatë së dielës rrezikojnë reshje të pakta dëbore në të gjithë Shqipërinë; kryesisht në zonat jugore.

Temperaturat sot luhaten nga -10 në 8°C, por vijon rënia me 2°C edhe të shtunën kur pritet minimumi -13°C; dita e diel sjell një rritje me 3°C në mëngjes dhe mesditë, por vijojnë temperaturat e ulëta nga -8 në 10°C.

Ndërsa rajoni, sot mbetet me reshje në ekstremin jugor, por vranësira dhe kthjellime në veri dhe zonat Perëndimore të Ballkanit.

Po ashtu, fundjava sjell reshje dëbore deri mesatare, fillimisht në veri dhe gradualisht reshjet zbresin drejt Ballkanit Perëndimor.

Temperaturat në rajon mbeten shumë të ulëta duke qëndruar në vlera negative. Gjatë 72-orëshit sot-nesër-pasnesër në pjesën më të madhe të Ballkanit, ndërsa minimumi pritet rreth -20°C.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN