Rikthehen Olio dhe Stelio

Steve Coogan dhe John C Reilly rikthejnë në ekranin e madh, dyshen ikonë të filmave komikë, “Olio dhe Stelio”. Filmi biografik i kushtohet aktorëve legjendarë të komedisë së viteve 1930-1950 dhe aktorët e rinj, Laurel dhe Hardy kanë një ngjashmëri të pabesueshme me personazhet reale.

Filmi nis në vitin 1937, me Laurel dhe Hardy, në studion e Hal Roach, nga ku nisi edhe karriera e tyre e suksesshme, si dyshja më komike e Hollywood. Tregimi biografik risjell historinë e një miqësie të jashtëzakonshme, atë të çiftit britaniko-amerikan, gjatë turneut të fundit të tyre në Britaninë e Madhe, në vitin 1953.

Një vëmendje e veçantë në film i është dhënë edhe dy bashkëshorteve të aktorëve, duke i dhënë një tjetër dritë, pak të njohur deri më sot, të dyshes së paharrueshme të komedisë botërore. Filmi nuk risjell për publikun vetëm skenat ikonë të humorit të atëhershëm, por edhe jetën pas kuintave të Olios dhe Stelios, duke rrëfyer historinë reale të dy komedianëve, marrëdhënies së tyre me njëri-tjetrin, por edhe linjën e papërshkueshme mes dy kolegëve e miqve. Filmi ka plot skena gazmore, ashtu siç ishin komeditë e Stan Laurel dhe Oliver Hardy.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN