Surpriza e fundvitit, Apple humb “terren” në tregun kinez – A2

Surpriza e fundvitit, Apple humb “terren” në tregun kinez

Për herë të parë në 16 vjet, Apple nuk përmbush pritshmëritë. Investitorët janë tronditur këtë fillimviti pasi shitjet e produkteve Apple, kryesisht telefonat celularë, janë ngadalësuar dhe për këtë vetë kompania ka fajësuar dobësimin e ekonomisë në Kinë.

Prodhuesit e Apple thanë se parashikonin të ardhura prej rreth 84 miliardë dollarë në tremujorin e fundit të 2018-ës por vetëm në një muaj, nga nëntori në dhjetor, shitjet e Apple ranë me 28%.

Kjo rënie vijoi menjëherë edhe në orët e para të vitit të ri, ndërsa ndër vite, sezoni festiv ishte tremujori më i fortë i Apple.

Analistët shprehen të shqetësuar kjo për faktin se rënia e shitjeve të Apple është shenjë e qartë e ngadalësimit të ekonomisë kineze. Automatikisht, sipas ekspertëve të agjencisë Moody’s, përkthehet në një efekt zinxhir për të tjera kompani amerikane, që nga prodhuesit e automobilave. Me më shumë se 40 dyqane dhe qindra miliona Iphone të shitur në mbarë vendin, shumë pak kompani amerikane kanë shijuar ndër vite frytet e suksesit të Apple në Kinë.

Kina është tregu i tretë më i madh në botë i Apple, me thuajse 52 miliardë dollar shitje për 2018, kryesisht të Iphone.

Drejtori ekzekutiv i Apple, Timothy Cook tha se rënia e shitjeve në Kinë, Hong Kong dhe Taivan do të rrudhin të ardhurat me 4.3 miliard dollarë për vitin që lamë pas. Ndërsa në SHBA, Europë dhe Korenë e Jugut, Apple ka shënuar rekord shitjesh.

Shkarkoni aplikacionin e A2