Teuta i “rrëmben” mbrojtësin Kamzës

Teuta, e cila ka surprizuar në këtë pjesë të sezonit në Kategorinë Superiore, ka arritur të bëjë një transferim të rëndësishëm në merkato.

Skuadra bregdetare ka siguruar shërbimet e mbrojtësit Erlis Frasheri, i cili ishte pjesë e Kamzës.

“Teuta ka zyrtarizuar afrimin e parë për këtë merkato. Klubi durrsak ka firmosur me Erlis Frasherin, mbrojtësin 30-vjeçar. Më parë, Frasheri ka luajtur me ekipin e Kamzes, ndërsa tek Teuta vjen për herë të dytë pasi ka qenë pjesë e kësaj skuadre për dy sezone 2010-2012”, thuhet në njoftimin e klubit të Teutës në Facebook”

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN