-40 gradë Celsius, por jeta nuk ka ngrirë | FOTO

Në lindje të Siberisë ndodhet qyteti Yakutsk, një prej më të ftohtëve në botë ku në janar temperaturat mesatare janë -40 gradë Celsius.

Si banor i qytetit, Alex Vasyliev, nisi ta fotografonte atë thjesht për të kaluar kohën. “Më dukej shumë i mërzitshëm dhe i shëmtuar”, tregon ai për “The Guardian”. “Por më pas, në këtë mërzi dhe shëmti unë gjeta pak sharm”.

Në fakt, edhe pse mund të duket e paimagjinueshme për pjesën më të madhe të njerëzve, edhe në këto temperatura jeta këtu vazhdon me ritmin e saj. “Rusia tjetër është botë më vete. Njerëzit këtu janë mësuar me këto kushte, megjithatë në dimër është e vështirë të jetosh këtu”, thotë Alex.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN