Ed Sheeran në gjyq për ‘thinking out loud’!

Ed Sheeran do të përballet tashmë në gjyq me akuzën për kopjim të këngës së famshme të Marvin Gaye, “Lets get it on”.

Kënga origjinale është kënduar nga Gaye në vitin 1973. Trashëgimtarja e tij ka hedhur këngëtarin Sheeran në gjyq që prej qershorit të vitit të shkuar dhe në qoftë se fiton, pritet që këngëtari t’i paguajë plot 100 milionë dollarë.

Kënga e Sheeran “Thinking out loud”, e cila theu rekordet botërore, u publikua në vitin 2014 dhe falë saj 28 vjeçari fitoi dy çmime Grammy si kënga më e mirë e vitit dhe perfomanca më e mirë pop.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN