Fëmijët e pasur të komunizmit: Nipi i Fidel Castros tregon luksin | FOTO

Nipi i Fidel Castros është kritikuar shumë për shkak të disa fotove nga jeta e tij private ku tregohet luksi i shfrenuar i jetës së tij.

Fotot e Tony Castros u publikuan nga disa media amerikane me qendër në Florida, vetëm pak ditë pasi shteti komunist kishte festuar 60-vjetorin e Revolucionit Kuban, të udhëhequr nga gjyshi i tij Fidel Castro, i cili më pas do ta drejtonte vendin për pesë dekada para se të ndërronte jetë në vitin 2016.

Jetët e pjesëtarëve të ngushtë të familjes së liderin kuban kanë qenë gjithmonë sekret dhe të fshehura nga bota e jashtme, por Tony, 20 vjeç ka mundur të ruajë privatësinë pavarësisht se është treguar shumë aktiv në Instagram.

“Miami Herald” gjithsesi ka mundur t’i marrë disa fotografi, të cilat janë të dukshme vetëm për 1300 ndjekësit e tij.

Ndërkohë që në ishull buka, vezët dhe ushqime të tjera bazike janë rralluar, Tony nuk e ka aspak problem të tregojë shijen e tij për pijet e shtrenjta alkoolike, makinat luksoze apo udhëtimet nëpër botë, me Madridin, Barcelonën dhe Meksikën, destinacionet e preferuara prej tij.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN