Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ikin 7 ministra, nuk dekretohet shkarkimi i Bushatit

Nga A2 CNN
5 Janar 2019, 21:25 | Politikë
Ikin 7 ministra, nuk dekretohet shkarkimi i Bushatit

Emrat e propozuar për shkarkim si edhe pasuesit e tyre, Kryeministri Edi Rama mësohet se ia ka çuar personalisht Presidentit te Republikës në një takim të mbajtur në presidencë mbrëmjen e së premtes.

Por duket se kreu i qeverisë nuk e ka bindur Ilir Metën të firmosë largimin e Ditmir Bushatit, i cili do të zëvendësohet nga Gent Caka, një propozim që habit për shkak të moshës dhe eksperiencës së pakët.

Dekreti i parë mbi të cilin Meta hodhi firmën e shkarkimit ishte ai i Lindita Nikollës si Ministre e Arsimit, më tej, Damian Gjiknuri si Ministër i Energjetikës e Infrastrukturës, Arben Ahmetaj si Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Niko Peleshit si Ministër i Bujqësisë, Sonila Qatos si Ministre e Sipërmarrjes, Mirela Kumbaros si Ministre e Kulturës.

Presidenti Meta firmosi emërimin e 3 ministrave që janë deputetë, Bledi Çuçi si Ministër i Bujqësisë, Eduar Shalsit si Ministër i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Elisa Spiropalit si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Kreu i shtetit firmosi gjithashtu emërimin e Erjon Braçes si Zëvendëskryeministër.

Burime pranë presidencës thanë se Ilir Meta do të shprehet me dekret pas verifikimit të emrave të tjerë të propozuar për ministra, por që nuk janë deputetë: Besa Shahinit si Ministre e Arsimit, Anila Denajt si Ministre e Ekonomisë dhe Financave, Elva Margaritit si Ministre e Kulturës, Belinda Ballukut si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Gent Caka si kreu i diplomacisë.
Presidenti ka 7 ditë kohë për t’u shprehur me dekret, megjithatë emërimi i ministrave të rinj dhe shkarkimi i të vjetërve duhet të presë 21 janarin, pasi Kuvendi ka mbyllur sesionin e vjeshtës dhe fillon punën në të hënën e tretë të muajit janar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë