Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lotët e lamtumirës, Fabregas nuk përmbahet në ndeshjen e fundit për Chelsean | VIDEO

Nga A2 CNN
5 Janar 2019, 20:45 | Futboll

Cesc Fabregas luajti këtë të shtunë ndeshjen e fundit për Chelsean dhe nuk i mbajti dot lotët gjatë përshëndetjes me tifozët.

31-vjeçari është fare pranë kalimit për tek Monaco, ku e pret ish-shoku i skuadrës tek Arsenal, Thierry Henry. Në ndeshjen e fundit, kundër Nottingham Forest në raundin e tretë të FA Cup, Fabregas ishte kapiten, por humbi një penallti, ndërsa në fund skuadra e tij fitoi 2-0.

https://youtu.be/MSs24Y8Ju34?t=4

Kur kishin mbetur edhe pesë minuta lojë, trajneri Maurizio Sarri vendosi që ta zëvendësonte spanjollin me N’Golo Kante, duke bërë që ai të fitonte duartrokitjet e 40 000 të pranishmëve në “Stamford Bridge”.

Fabregas ka fituar dy tituj kampion me Chelsean në vitin 2015 dhe 2017, ndërsa më parë ka luajtur për tetë vjet me Arsenal duke qenë pjesë edhe e skuadrës së sezonit 2003-2004 që mbylli kampionatin pa asnjë humbje. Në vitin 2011 u rikthye te klubi i fëmijërisë Barcelona, ku luajti për tre vjet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu