Luftëtari humb edhe Lejdi Liçaj, kthehet tek Flamurtari!

Nuk mund të rrijë larg Vlorës Lejdi Liçaj. A2 konfirmon që mesfushori që në këtë sezon ka luajtur në Kategorinë Superiore me fanellën e Luftëtarit të Gjirokastrës, do të rikthehet në Vlorë në vijim të sezonit.

Vlonjati 31 vjeçar e ka ndarë karrierën e tij mes këtyre dy qyteteve.

Licaj gjatë prezantimit të fundit me Flamurtarin, vitin e kaluar

Liçaj janarin e kaluar e kishte lënë Flamurtarin vetëm me 9 ndeshje të luajtura në kampionat, por tani rikthehet duke menduar për më shumë hapësirë dhe ambicie, edhe pse ka patur oferta edhe nga ekipe të tjera.

Humbja e radhës rëndon ende më shumë situatën e gjirokastritëve pas largimit të “yjeve” Vasil Shkurtaj dhe Eduart Rroca.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN