“Macron dorëhiqu”, Jelekët e Verdhë përsëri në protestë – A2

“Macron dorëhiqu”, Jelekët e Verdhë përsëri në protestë

Në mënyrë paqësore dhe me thirrjet: “Macron dorëhiqu”, Jelekët e Verdhë dolën përsëri në Paris në Sheshin e Bursës për protestën e tyre të parë për 2019.

Manifestimi erdhi pasi qeveria franceze i cilësoi protestuesit si nxitës të trazirave, qëllimi i vetëm i të cilëve ishte rrëzimi I presidentit Emmanuel Macron. Ekzekutivi sinjalizoi ashpërsimin e qasjes ndaj lëvizjes. Në mbledhjen e parë të kabinetit për këtë vit, presidenti Macron i kërkoi ministrave që të jenë më radikalë në përpjekjet për të reformuar vendin dhe të risjellin ligjin dhe rendin.

Shpeshherë, protestat e dhunshme kundër shtrenjtimit të kostos së jetesës sollën trazira dhe shkatërrim në Paris dhe manifestimet në qytete të tjera të Francës bënë që Macron të bëjë lëshime, përfshirë rrëzimin e planit për vendosjen e taksës që rriste çmimin e karburantit.

Një nga liderët e Jelekëve të Verdhë, Eric Drouetu ndalua gjatë javës për organizimin e një proteste të paautorizuar. Kritikët e Macron kanë bërë thirrje për kundërpërgjigje më të ashpër. Megjithatë protesta e kësaj të shtune ishte më e vakët në krahasim me ato të 2018-s.

Shkarkoni aplikacionin e A2