Mallakastër, plagosi në mars gruan me thikë, kapet 56 vjeçari

Policia e Mallakastrës ka arrestuar sot një 56 vjeçar që në mars të vitit të kaluar kishte plagosur me thikë bashkëshorten.

Në 16 nëntor, Gjykata e Shkallës së Parë Fier kishte vendosur për shtetasin B.Z masën e arrestit me burg me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”.

Ngjarja kishte ndodhur për motive të dobëta në fshatin Visokë të Mallakastrës, ndërkohë që ishte plagosur rëndë shtetasja L.Z. Autori i therjes ishte më pas zhdukur dhe i shpallur në kërkim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN