Ministrat e rinj, Rama dërgon propozimet në Presidencë

Burimet pranë Kryeministrisë dhe Presidencës konfirmojnë se presidentit Ilir Meta i kanë mbërritur tashmë propozimet e 8 ministrave dhe zëvendëskryeministrit që priten të dekretohen.

Burime pranë Presidencës thanë se kreu i shtetit po shqyrton emrat e propozuar nga kryeministri dhe se Presidenti do të marrë kohën që i lejon Kushtetuta, prej 7 ditësh për t’u shprehur me dekret.

Kryeministri Rama ka propozuar Besa Shahini si Ministre të Arsimit, Anila Denaj si Ministre e Financave, Belinda Ballukun si Ministre e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Gent Cakaj Ministër i Jashtëm, Bledi Cuçin Ministër i Bujqësisë, Eduard Shalsi Ministër për Sipërmarrjen, Elva Margariti Ministre e Kulturës dhe Elisa Spiropali, si ministre e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe është propozuar për të qenë Zëvendëskryeministër.

Kujtojmë që lista e propozimeve është si e mëposhtmja.

  1. Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
  2. Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
  3. Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
  4. Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
  5. Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
  6. Belinda Balluku në vend të Damian Gjiknurit
  7. Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit
  8. Dekretimi i Elisa Spiropalit si Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin.
  9. Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend të Senida Mesit
Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN