Mot ekstrem në Greqi, temperaturat zbresin në -15°C – A2

Mot ekstrem në Greqi, temperaturat zbresin në -15°C

Fqinji ynë jugor po përjeton bum turistësh edhe në periudhën e dimrit, pavarësisht dëborës që ka pushtuar të gjithë Europën lindore. Në Greqinë veriore dhe qendrore, trashësia e dëborës ka kaluar 1 metër, me rrugët nacionale tashmë të mbyllura.

Në shumë zona turistike, autoritetet kanë ndaluar kategorikisht udhëtimin. Sipas meteorologëve, temperaturat kanë shënuar deri në -15 gradë celsius në shumë rajone të veriut të Greqisë, ndërsa mediat lokale raportojnë edhe për problem me energjinë elektrike përgjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet për mbrojtjen civile janë mbledhur disa herë, me fokus përgatitjen e aksioneve për t’ju përgjigjur një plani emergjence.

Shkarkoni aplikacionin e A2