Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Moti i keq, pjesa më e madhe e rrugëve kalohet pa zinxhirë

Nga A2 CNN
5 Janar 2019, 21:13 | Aktualitet

Pjesa më e madhe e rrugëve të vendit janë të kalueshme pa zinxhirë. Kështu njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, përveç disa akseve të veçanta, në të gjithë vendin është punuar për pastrimin e borës dhe kriposjen e pjesëve me ngrica.

Megjithatë autoritetet rekomandojnë ecjen me shpejtësi të reduktuar në çdo aks dhe përdorimin e gomave të dimrit.

Gjendja në të gjithë vendin

Veri
Shkodër: Gjate ditës së sotme nuk ka pasur reshje dëbore moti ka qenë me diell, por temperaturat kanë qenë të ulëta. Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë duke punuar aktualisht, duke trajtuar me kripë, sidomos rrugët me prezencë akulli, për të siguruar kalimin pa zinxhir edhe në orët e vona të natës, si në: Bulqizë-Peshkopi dhe Pukë-Fushë Arrëz-Kukës.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme pa zinxhir, duke veçuar rrugën Ura e Çerenecit-Steblevë, ku lëvizja e automjeteve rekomandohet me zinxhir.

Në aksin Qafë Mali-Fierzë, Shkodër-Hani i Hotit dhe Hani i Hotit-Tamarë vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet normalisht.

Qendër
Tiranë: Rrugët e Dajtit dhe rruga Elbasan-Gjinar janë trajtuar gjate ditës me kripë dhe janë pastruar nga akulli, janë të kalueshme pa zinxhir.
Në Lunik-Steblevë rekomandohet kalimi me zinxhir.

Jug
Gjirokastër: Gjatë ditës nuk ka pasur reshje dëbore, por temperatura të ulëta. Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë ditës dhe janë ende duke punuar për pastrimin e akseve dhe trajtimin e tyre me kripë.
Në aksin Vlorë-Llogara-Himarë-Sarandë-Vrisera, është bërë trajtimi me kripë, sidomos në zonat problematike si: Qafa e Llogarasë, Qafa e Vishës, Qafë Muzina, si dhe në disa zona në Vuno dhe Jalë.
Në aksin Levan-Tepelenë-Gjirokastër po trajtohet me kripë zona problematike "Uji i Ftohtë Tepelenë".

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Bilisht-Kapshticë janë trajtuar me kripë zonat problematike, sidomos Qafa e Thanës rruga ka qenë dhe është e kalueshme pa zinxhir.
Në rrugët: Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë, Liqenas-Doganë-Goricë janë të kalueshme pa zinxhir.

Në rrugën Boboshticë-Dardhë qarkullimi duhet të kryhet me zinxhir, pasi trashësia e borës shkon deri në 50 cm dhe temperaturat janë të ulëta.
Në pjesën fundore të segmentit Erind-Cajup, si dhe në segmentin Sevaster-Kalivac qarkullohet me zinxhir.
Në segmentin Ura e Leklit-Përmet është punuar për shpërndarjen e kripës në vendet ku ka ngrica. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë