Ndërhyrje horror ndaj Rei Manajt, kuqeziu në spital | VIDEO

Viti nuk ka filluar më së miri për sulmuesin e Kombëtares Rei Manaj. Dje 21 vjeçari nga Lushnja ka pësuar një goditje vërtet të rendë , në ndeshjen e Segunda Division, pra kategoria e dytë e kampionatit spanjoll.

Në minutën e 30’ të ndeshjes midis Albacetes ku luan Manaj dhe ish ekipit të tij, Granadës, lojtari shqiptare pësoi një goditje të fortë në kokë që e la pa ndjenja dhe të gjakosur në fushë.

Momenti i ndërhyrjes horror

Loja u ndërpre menjëherë dhe Manaj u transportua me urgjencë në spitalin e Granadës.

Video e ndërhyrjes ndaj sulmuesit kuqezi

Fatmirësisht gjendje e tij duket e qëndrueshme dhe po monitorohet nga stafi mjekësor, siç pohon edhe deklarata zyrtare e Albacetes, ku Manaj është transferuar ketë pikërisht nga ekipi i Granadës, edhe pse lushnjari i përket ende gjigandëve milanez të Interit.

Postimi i ekipit të Albacete për gjendjen e Rei Manaj

Në deklaratë thuhet që Manaj ka pësuar një traumë të fortë dhe thyerjen e hundës.

Manaj po kalonte një moment të mirë me Albacete

Manaj e kishte mbyllur më së miri vitin e kaluar, duke bindur trajnerin e tij për t’a rikthyer si titullar në ndeshjen e rëndësishme me Granadës, në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit midis të parës dhe të dytës në klasifikim. Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, duke lënë Albaceten në vendin e dytë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN