Peshku që kushton 3 milionë dollarë

Pronari i një restoranti me sushi ka paguar shifrën rekord prej 3,1 milionë dollarë për një peshk ton gjigant, në ankandin e parë për vitin 2019 në tregun e peshkut në Tokio.

Kiyoshi Kimura , i vetëquajtur “Mbreti i Tonit”, bleu peshkun që peshonte 278 kg, edhe pse ai i përket një specie në rrezik për t’u zhdukur.

Shifra e shpenzuar tejkaloi thuajse me dyfishin e vlerës rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 2013 kur një peshk ishte shitur për 1,4 milionë dollarë.

“Bleva një peshk të mirë”. Tha Kimura për AFP pas ankandit. “Çmimi është më i lartë sa kisha menduar, por shpresoj që klientët tanë do ta hanë këtë peshk”.

Kimura ka paguar çmimin më të lartë për një peshk në ankand në 7 nga 8 vitet e fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2