Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Poloni, 5 adoleshente humbën jetën gjatë lojës në “dhomën sekrete”

Nga A2 CNN
5 Janar 2019, 10:51 | Bota

Një argëtim u shndërrua në tragjedi për 5 adoleshente që humbën jetën në një zjarr që shpërtheu gjatë një loje të quajtur Escape Room, në veri të Polonisë.

Një person tjetër është dërguar në spital me djegie të rënda. Besohet se viktimat 15-vjeçare po festonin një ditëlindje në qendrën ku zhvillohej loja interaktive.

Vendngjarja e tragjedisë në Koszelin të Polonisë

Sipas policisë së Koszalin, ku ndodhi tragjedia, është ende herët për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë, nuk mund të thuhet a ka ndodhur një shpërthim apo jo, edhe pse dyshohet për një pajisje gazi.

“Escape Room” është një lojë e llojit aventurë, në të cilën lojtarët përdorin gjurmë, të dhëna dhe strategji për të gjetur një rrugë për të dalë nga dhoma e mbyllur.

Fenomeni i Escape Room është përhapur shumë në vitet e fundit

Inspiruar nga video lojërat, eksperienca e veprimit live është shumë popullore tek adoleshentët në mbarë botën. Vetëm në Poloni, ekzistojnë pothuajse 1.000 të tilla, dhe fenomeni është përhapur vitet e fundit edhe në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë