Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Presidenti shkarkon Ministrat, mungon emri i Bushatit. Rama dje i ka dorëzuar personalisht propozimet.

Nga A2 CNN
5 Janar 2019, 12:52 | Politikë
Presidenti shkarkon Ministrat, mungon emri i Bushatit. Rama dje i ka

Presidenti i Republikës ka dekretuar shkarkimin e 7 prej 8 ministrave të propozuar nga Kryeministri Edi Rama.

Kreu i shtetit ka dekretuar të parin, shkarkimin e Lindita Nikollës si Ministre e Arsimit, me tej, Damian Gjiknuri si Ministër i Energjetikës e Infrastrukturës, Arben Ahmetaj si Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Niko Peleshit si Ministër i Bujqësisë, Sonila Qato si Ministre e Sipërmarrjes, Mirela Kumbaros si Ministre e Kulturës.

I vetmi që ende nuk është shkarkuar me dekret nga kreu i shtetit edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Meta ka dekretuar emërimin e Elisa Spiropalit si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Erjon Braçes si Zëvendëskryeministër, Bledi Cuci si Ministër i Bujqësisë.

Shkarkimet dhe emërimet pritet të votohen në seancën e 21 Janarit.

Ndërkohë Presidenti ka filluar edhe dekretimin e ministrave, duke filluar nga Bledi Çuçi si Ministër i Bujqësisë dhe Eduard Shalsi si Ministër për Sipërmarrjen.

Sipas burimeve të A2, Kryeministri Rama ka qenë dje në presidencë dhe i ka dorëzuar vetë shkarkimet dhe emërimet e reja për dekretim presidentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë