Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Punëtorët e rafinerisë në Ballsh në protestë

Nga A2 CNN
5 Janar 2019, 21:35 | Aktualitet
Punëtorët e rafinerisë në Ballsh në protestë

Rreth një mijë punonjës të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh protestuan paraditen e të shtunës. Prej ditës së premte uzina ka ndalur punën e përpunimit të naftës bruto.

Sipas punonjësve kompania private nuk ka zbatuar marrëveshjen e nënshkruar për furnizimin me naftë. Ata deklarojnë se ajo duhet të furnizojë me naftë bruto për përpunim kompanitë vendase në një sasi prej 50 mijë tonë në muaj, por në fakt kjo sasi nuk ka qenë e plotë edhe më parë por ka shkuar deri në 20-22 mijë ton.

Punonjësit deklarojnë se do të vijojë protestën nëse nuk do të t’u jepet një zgjidhje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë