Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Trump kërcënon: Emergjencë kombëtare për murin!

Nga A2 CNN
5 Janar 2019, 16:54 | Bota

Presidenti amerikan, Donald Trump pretendon se mund të ndërtojë murin në kufirin SHBA-Meksikë pa aprovimin e Kongresit. Për këtë ai thotë se mund të shpallë emergjencë kombëtare.

Deklarata erdhi pas takimit me liderët Demokratë, që refuzuan kërkesën e tij për marrëveshje. Ngërçi ka bërë që Trump të bllokojë financimin për një pjesë të qeverisë amerikane derisa të marrë paratë për ndërtimin e murit kufitar. Ai pranon se mbyllja e qeverisë mund të vijojë për muaj ose vite.

“Jam shumë krenar për atë që po bëj. Unë nuk e quaj këtë mbyllje të qeverisë, por bëj ç ‘është e nevojshme në të mirë dhe për sigurinë e vendit tonë”, deklaroi presidenti.

Nancy Pelosi

Nga ana tjetër rihapja e qeverisë është kusht kryesor i demokratëve për të arritur një zgjidhje për ndërtimin e murit kufitar.

“Ne jemi të përkushtuar të mbajmë kufijtë tanë të sigurt. Gjithmonë kemi pasur parim që të mbrojmë vendin dhe kushtetutën tonë. Ne mund ta bëjmë atë më mirë kur qeveria është funksionale. Këtë ia bëmë të qartë presidentit.”, tha Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve.

Trump, kërkon 5 miliardë dollarë për murin për të ndaluar emigrimin e paligjshëm dhe futjen e drogës në kufi. Gjatë fushatës elektorale në 2016 ai premtoi se Meksika do të paguante për murin, por që ka refuzuar një gjë të tillë. Për shkak të mbylljes së qeverisë rreth 800 mijë punonjës nuk janë paguar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë