Ulje rekord e numrit të emigrantëve të paligjshëm

150 mijë vetë kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale vitin e shkuar. Por në qoftë se në Itali numri ka rënë ndjeshëm, në Spanjë shifrat flasin për dyfishim të numrit të atyre që tentojnë të kalojnë ilegalisht.

Rruga më e zakonshme që emigrantët ndjekin është nga vendet e Afrikës së veriut drejt jugut të Italisë. Më pak emigrant janë nisur në 2018 drejt Europës nga Libia dhe Algjeria ndonëse sipas Frontex, rruga nga perëndimi i Mesdheut është tashmë më aktive se kurrë.

Agjencia për kufijtë ka publikuar të dhëna edhe për gjininë apo moshën e atyre që më së shumti kërkojnë çdo rrugë për të udhëtuar drejt vendeve europiane. Femrat përllogariten në 18% të tyre. Ndërsa 82% janë meshkujt, nga 8 deri në 60 vjeç.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN