Vijnë fotot e shumëpritura, ndriçohet faqja “e errët” e Hënës | GALERI

Erdhën fotografitë e para dhe të shumëpritura nga pjesa “e errët” e Hënës.
Sonda kineze Changé-4 po jep rezultatet e para, ashtu siç shpresonte gjithë Pekini zyrtar, por edhe komuniteti shkencor në mbarë botën.

Mrekullia e teknologjisë kineze e cila u nis në drejtim të satelitit tonë më 7 dhjetor për t’u ulur mbi të më pak se një muaj më vonë, më 3 janar, ka dërguar pamjet që i referohen momenteve të para të eksplorimit.

Vihet re që krateri në afërsi të Polit të Jugut hënor ku ka ndodhur ulja është i zbrazur nga pengesa të mëdha, me një terren aspak të vështirë.
Lajm i mire ky që mund t’i mundësojë Chang’e-4 të eksplorojë një hapësire më të madhe sesa mendohej fillimisht.

Nga momenti që në këtë pjesë të paeksploruar të Hënës komunikimi direkt me Token është i pamundur, kinezet kanë përdorur si një lloj “pasqyre reflektuese” të sinjalit satelitin Queqiao, i hedhur në atmosferë në majin e vitit të kaluar.

Sipas autoriteteve shkencore, sonda do të kryej 10 eksperimente të ndryshme, 6 kineze dhe 4 nga vende si Gjermania, Suedia dhe Holanda.

Kinezët kanë dërguar në Hënë edhe disa fara, një fidan dhe disa vezë krimbi mëndafshi, për të studiuar mundësitë konkrete të rritjes së gjallesave, që do të mundësonte ndërtimin e disa serrave hënore që do të lehtësonin ndërtimin e një baze kineze në Hënë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN