Vonesat e linjave ajrore, 1200 pasagjerë do të kompensohen

Girl in the airport

Vonesat dhe anulimet e fluturimeve kanë qenë mjaft problematike për pasagjerët e transportit ajror në Shqipëri. Ato kanë ardhur si pasojë e problemeve teknike, grevave apo mungesës së kapaciteteve.

Për vitin që lamë pas, si më problematike kryeson kompania Fly Ernest me 72 vonesa mbi 2 orë dhe 14 anulime, ndjekur nga Blue Panorama me 71 vonesa dhe 6 anulime.

Këto dy linja zënë në total rreth 38% të numrit të udhëtarëve, duke bërë që numri i të prekurve nga këto vonesa të jetë mjaft i lartë.

Këta pasagjerë kanë të drejtën e kompensimit dhe për vitin që lamë pas janë pranuar 1200 kërkesa për kompensim me nga 250 euro, nga rreth 2 mijë formularë të plotësuar. Kompania më e rregullt në këtë drejtim është Blue Panorama me rreth 500 rimbursime.

Shkarkoni aplikacionin e A2