Divorcet, gratë arabe do njoftohen me sms, burrat ndaheshin pa u thënë gjë

Nëpërmjet një ligji te ri, Arabia Saudite i jep fund praktikës së deritanishme të të mos njoftuarit të femrave në raste divorci.

Duke nisur nga kjo e diel, gjykatave do t’iu kërkohet të njoftojnë femrat nëpërmjet një mesazhi në telefonat celularë, mbi vendimet që konfirmojnë divorcet e tyre.

Sipas avokateve vendas kjo mase e re do t’i japë fund të ashtuquajturave “divorce sekrete”, nëpërmjet të cilëve meshkujt i jepnin fund martesës së tyre pa ua komunikuar këtë fakt bashkëshorteve.

Këto ndryshime në legjislacion do të garantojnë informimin e femrave mbi statusin e tyre martesor, e gjithashtu do u japi mundësinë që të mbrojnë të drejtën e tyre për mbështetje financiare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN