Gabimi që ndryshoi futbollin anglez…

Rreth 15 vjet më parë, manjati rus Roman Abramovich ishte i vendosur për të blerë një klub në Premier League dhe në fund vendosi të blejë londinezët e Chelsea-s.

Kjo lëvizje solli një ndryshim radikal në futbollin anglez, emra të mëdhenj e paga të larta, të cilat e transformuan ekipin e “Stamford Bridge” në një nga më të mëdhatë në Europë.

Megjithatë, të paktën siç shkruan “The Sun”, mund të kishte përfunduar shumë ndryshe. Ata që do të kishin shijuar sukseset me paratë e Abramovich do të kishin qenë tifozët e Arsenalit dhe shtëpia e rusit do të ishte “Emirates”.

Dëshira e Abramovich për të blerë Arsenalin është treguar në një libër të të titulluar “The Club”, i shkruan nga dy gazetarë me përvojë në “Wall Street”.

Në vitin 2003, rusi i kërkoi bankës UBS të shqyrtojë vlerat ekonomike të klubeve të Premier League, me interes ishin ato me qendër në Londër. Një nga rezultatet e hulumtimit ishte se Arsenali nuk ishte absolutisht në shitje, pavarësisht se ishte objektivi kryesor i manjatit. E më pas, ai vendosi… të blejë Chelsea-n.

Por a ishte Arsenali vërtetë i pashitshëm? Të paktën në libër, mendimi i zëvendëspresidentit të atëhershëm të “Gunner”, David Dein ishte i ndryshëm: “Nëse Abramovich do të kishte ofruar shumë para, ai mund ta kishte blerë klubin!”

Një keqinterpretim, i cili përmbysi hierarkinë e futbollit në Londër. Në sezonin 2003-2004, Arsenali fitoi titullin e fundit në historinë e klubit, por që nga ai moment, falë fondeve të rusit, Chelsea triumfoi 5 herë në Premier League dhe një herë në Champions League.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN