Huawei uron klientët në Twitter, fatkeqësisht me një… iPhone!

Gjatë festave të Fundvitit të gjithë jemi më të mirë, harrojmë zemërimet dhe sidomos bëjmë dhurata, por kur këto i bëhen konkurrentit direkt, atëherë mund të keni pasoja.

E dinë mirë këtë dy pjesëtarë të kolosit të telekomunikacioneve kineze, Huawei. Viti po mbaronte, ora ishte 11.30 e natës dhe kështu dy zyrtarët menduan të shkruanin një urim të sinqertë për gjithë klientët e tyre në profilin Twitter të kompanisë.

Urimi ishte i thjeshtë dhe i mirë menduar, por jo mjeti me të cilin u dërgua! Asgjë mëpak po telefoni konkurrent i Huawei, amerikani iPhone.

Zyrat qendrore të Huawei, nga ku ka dalë postimi me iPhone

Krerëve të Huawei do ti ketë mbetur gjeldeti në grykë, kur kanë parë që urimi i tyre zyrtar, siç tregohet në ekran, ishte dërguar nga simboli me mollën e kafshuar.

Postimi u zhduk për pak sekonda, por të mjaftueshme që disa të bënin disa screenshot që natyrisht u kthyen në virale.

Qarkullimi i postimit “ka patur impakt negativ në reputacionin e markës Huawei”, lexohet në deklaratën zyrtare.
Gafa e punonjësve nuk është aspak e pashpjegueshme. Në Kinë Twitter dhe Facebook janë ilegalë, por një brand ndërkombëtar si Huawei duhet të jetë i pranishëm edhe në ato platforma. Ata si kushdo që dëshiron të lidhet në ato rrjete sociale ka nevojë për një VPN , një rrjet privat virtual, për të aksesuar në Kinë.

Një keqfunksionim i VPN-së ka detyruar punonjësit e pafat të Huawei të shkruajnë mesazhet nga një smartphone me skedë roaming. Për fat të keq për ta, një iPhone.

Sipas kompanisë, punonjësit anonim nuk do të shkarkohen, por do t’i hiqet pjesë e rrogës dhe nuk do t’i mundësohet ngjitja në detyrë. Për standardet kineze, masa e “lehtë” tingëllon si një dhuratë e papritur.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN