Memaliaj, kapen në flagrancë me 102 kilogramë drogë

Një kontroll rutinë i një makine u shndërrua në një operacion të suksesshëm në luftën kundra lëndëve narkotike në Memaliaj.

Drejtoria e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me forcat e rendit në Memaliaj kanë mundësuar sekuestron e rreth 102 kilogramë lëndë narkotike e tipit Cannabis Sativa.

Tre persona janë arrestuar në flagrancë, E.L, 30 vjeç, banues në Tepelenë; E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj; A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.

Sasia e drogës u zbulua pasi forcat e rendit kishin ndaluar në aksin rrugor Krahës-Memaliaj një makinë ku ndodheshin të arrestuarit, duke sekuestruar 63.6 gram cannabis.

Drejtoria e Policisë në Gjirokastër

Hulumtime të mëtejshme në shtëpinë e dy prej të arrestuarve në fshatin Zhulaj sollën në zbulimin e sasisë së konsiderueshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN