Miniera e arit u merr jetën 30 personave!

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në një minierë ari në Afganistan. Fshatarët kishin arritur të krijonin një rrugë kalimi për t’u futur në minierë në një thellësi prej 60 metrash në mënyrë të paligjshme.

Teksa ishin duke punuar, miniera u shemb dhe la të vdekur të paktën 30 persona në provincën Badakhshan. Në një rast të ngjashëm, 7 persona u plagosën në rajonin e Kohistanit,

Një zyrtar vendas foli për tragjedinë në minierë, duke thënë se nuk bëhet fjalë për minatorë profesionistë, por për banorë të zonës.

“Fshatarët kanë qenë të përfshirë në këtë biznes për dekada me radhë dhe nuk ka pasur asnjë kontroll mbi ta. Ne kemi dërguar një ekip shpëtimi në zonë, por fshatarët kanë nisur t’i nxjerrin nga miniera vetë trupat e pajetë”, ka thënë zyrtari vendas.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN