Paketa anti-shpifje, Vokshi u dërgon letër ndërkombëtarëve

Partia Demokratike ka kundërshtuar ndryshimet e propozuara nga qeveria në ligjin e Medias Audiovizive dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike, ndërsa pasditen e sotme deputetja e PD, Albana Vokshi u ka dërguar edhe një letër institucioneve ndërkombëtare.

Deputetja Albana Vokshi, e cila është kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështjet e Mediave, shkruan në letër se qeveria po cenon lirinë e medias, ndërsa letra u është dërguar edhe komisionerit Johannes Hahn, eurodeputetëve Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein.

“Me shumicën e siguruar të votave në Parlament mund të miratojnë edhe ligje të tilla censure. Më lejoni që me anë të kësaj letre, të kërkoj mbështetjen tuaj për t’i bërë presion qeverisë shqiptare të tërheqë dy projekligjet e propozuara të censurës si dhe të bashkëpunojë me organizatat e medias, komunitetin e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për të gjetur rrugën e përmirësimit të cilësisë së medias, duke respektuar në të njëjtën kohë lirinë e medias dhe të shprehjes”, shkruhet ndër të tjera në letrën e Vokshit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN