Policia private ndalon studentët në hyrjen e fakultetit të Ekonomisë – A2

Policia private ndalon studentët në hyrjen e fakultetit të Ekonomisë

Natën e kaluar një grup studentesh të Ekonomikut janë përfshire në një incident me policinë në ambientet e fakultetit, ku nuk janë lejuar të zhvillojnë një takim lidhur me protestën.

Rreth 100 studentë janë bllokuar nga policia private për të hyrë në godinë.

Studentët dje jashtë Ekonomikut

Ata ishin kryesisht koordinatorë të protestës dhe mbledhja në auditorët e fakultetit lidhej me organizimin e ditës së hënë.

Vetëm një pjesë e studentëve hynë brenda oborrit të fakultetit, ndërsa pjesa tjetër nuk u lejuan. Mësohet se rreth 2-3 patrulla policore rrethuan ndërtesën pas thirrjes për ndihmë nga rojet private.

Rojet private në godinën e Ekunomikut

Këta të fundit u thanë studentëve se dekani Dhori Kule kishte dhënë urdhër qe të mos lejohej që studentët të hynin brenda fakultetit.

Shkarkoni aplikacionin e A2