Reshjet, Arrsh: Akset kryesore të hapura, përdorni zinxhirë

Reshjet e borës të nisura prej disa ditesh nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në akset kryesore të vendit, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Situata në veriun e vendit

Sipas ARRSH-së, kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë të gjithë natës duke pastruar dhe trajtuar me kripë rrugët, ndërkohë që është treguar kujdes i veçantë në rrugët ku ka prani të akullit.

Gjithsesi, ARRSH rekomandon që drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët në akset Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Stërblevë-Lunik; e pjesërisht ne aksin Boboshticë-Dardhë.

Drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin goma dimërore, si dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN