Sekuestrohet heroinë në portin e Durrësit, do nisej drejt Italisë – A2

Sekuestrohet heroinë në portin e Durrësit, do nisej drejt Italisë

Policia konfirmon se një sasi e konsiderueshme heroine është sekuestruar pasditen e sotme në Portin e Durrësit.

Burime nga policia bëjnë të ditur për A2 se droga është gjetur në një kamion, i cili kishte si destinacion Italinë.

Nga të dhënat e para dyshohet se bëhet fjalë për një sasi rreth 4 kilogramë heroinë, por ende nuk është konfirmuar sasia.

Lënda narkotike është gjetur në një çantë në kamion pas kontrolleve nga policia kufitare me qen antidrogë.

Policia ndaloi drejtuesin e mjetit Bledar Shqarthin, i cili u mor në pyetje me qëllim zbulimin e personave të tjerë, bashkëpunëtorë në këtë rrjet trafiku.

Shkarkoni aplikacionin e A2