Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sociedad i Januzajt “shpërfytyron” Realin

Nga A2 CNN
6 Janar 2019, 20:30 | Futboll
Sociedad i Januzajt “shpërfytyron” Realin

Reali e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme vitin e ri 2019. Pas barazimit 3 ditë më parë në fushën e Villarreal, kampionët e Europës u mundën 0-2 në “Bernabeu” nga Real Sociedad.

Skuadra e drejtuar nga Solari mori një goditje të shpejtë, duke pësuar gol që pas 180 sekondave të parë, ndërsa më pas u tregua e pafuqishme për të reaguar.

Vendimtare ishte edhe minuta e 61 kur Lucas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke u larguar nga fusha e lojës para kohe.

Edhe pse madrilenët u munduan të gjenin golin e barazimit ishte sërish Sociedad që shënoi edhe golin e dytë 7 minuta para mbylljes së kohës së rregullt.

Adnan Januzaj, lojtari me origjinë nga Kosova, por që përfaqëson Belgjikën luajti 90 minuta në këtë takim edhe pse nuk mundi të shënonte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë