Solskjaer ringjalli Man. United, por Sanchez i zë vendin!

Manchester United është një nga klubet më të mëdha në botë, e sigurisht të jesh në stolin e tyre si trajner është ëndrra e shumë drejtuesve në botë.

Mourinho, një nga emrat e mëdhenj si trajner, e pati këtë shans, por dështoi dhe u shkarkua. Tashmë, prej 5 ndeshjesh, “Djajtë e kuq” drejtohen nga norvegjezi Ole Gunnar Solskjaer.

Ai i ka bërë një nisje të jashtëzakonshme karrierës së tij me United, duke marrë 5 fitore në po kaq ndeshje.

Por në takimin e vlefshme për FA Cup ndaj Reading të fituar 2-0, norvegjezi u befasua kur pa në karrigen e tij të ulur sulmuesin kilian Alexis Sanchez!

Sigurisht, lojtari nuk po u jepte urdhra shokëve të tij, thjesht kishte gabuar ndenjëse pasi u largua nga fusha e lojës për shkak dëmtimi.

Video bërë menjëherë xhiron e internetit…

https://www.youtube.com/watch?v=idMBZyomHYs
Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN