Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tetovari i Lazios: Viti i kaluar ka qenë katastrofë, jam mbushur me qetësues

Nga A2 CNN
6 Janar 2019, 13:47 | Futboll

Kur Lazio e Igli Tares mori vendimin të blejë Riza Durmisin, mendonte se kishte zgjidhur problemet e krahut të majtë, në mbrojtje si dhe në mundësitë e kundërsulmit.

Deri më tani, 24 vjeçari i lindur në Danimarkë por me origjinë nga Tetova ka zhgënjyer pritshmëritë, duke luajtur vetëm netre ndeshje, pa lënë gjurmë në Serie A.

Por jo gjithçka është faji i tij, edhe pse edhe ai ka faje, siç rrëfen për gazetën daneze B.T. Nyheder.

Durmisi kundër "mitit" Ibrahimovic

Durmisi deri dy vite më parë ishte jo vetëm titullari i Betis në Spanjë, por edhe një nga pikat e referimit të Kombëtares së Danimarkës. Në 2015 madje ai deklaroi që kishte dashur të luante për Shqipërinë, por që asnjë ofertë nuk i kishte ardhur nga Federata.

Një fillim shumë i mirë në Spanjë, “më përgëzoi publikisht edhe një mit si Vincente Del Bosque”, thotë Durmisi, pastaj fillimi i një kalvari plot dhembje në shpinë. Një problem i trashëguar që kur ishte ylli i ekipit danez të Broendby.

Durmisi me Betis, ku ka luajtur 51 ndeshje

Në 2016 Rizai ishte vetëm 22 vjeçar dhe në kulmin e tij, por pranon se për të hequr dhembjen gjithmonë e më të fortë në shpinë dhe për të mos u ndalur për kurime specifike, vendosi të abuzoi me shiringat plot me qetësues. Me pasoja të rënda. “Më kujtohet që pas një ndeshje me Betis rashë përballë shtëpisë, aq po vuaja”, kujton paqejf mbrojtësi.

Kalimi tek Lazio mund të jetë një hap drejt shërimit përfundimtar për shqiptarin. “Viti 2018 ka qenë më i keqi në karrierën time, por 2019 do të jetë viti im. Nuk kam luajtur kohët e fundit tek Lazio sepse po kurohem tek një specialist në Sevilje. Nuk përdor më qetësues dhe ndihem më mirë. Javën që vjen do të rifillojë vrapin”, shpreson Durmisi.

Ndoshta këtë vit do të kemi një bast tjetër të fituar nga Igli Tare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani