Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Dekretet, presidenca: Jemi brenda afateve

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 16:30 | Politikë
Dekretet, presidenca: Jemi brenda afateve

Më 15 janar mbushen 10 ditë nga dekretimi i një pjese të kabinetit Rama prej presidentit të Republikës. Sipas kushtetutës ky është afati i fundit kur ata duhet të votohen në parlament.

Sesioni i ri plenar nis në 21 janar dhe maxhoranca nuk ka ndërmend të zhvillojë një seancë jashtë radhe, pasi afati nuk konsiderohet detyrues. Eksponentë të saj, deklarojnë se do të presin që presidenti të dekretojë dhe 5 emërimet e tjera dhe shkarkimin e ministrit Bushati.

Burime nga Presidenca theksojnë se nuk ka vend për “shqetësim” për aq kohë sa kreu i shtetit është brenda afatit të tij kushtetues.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani