Dimër i acartë, në Belgjikë 3 mijë vetë zhyten në det

Sfiduan të ftohtin për të celebruar ditët e para të vitit 2019.3 mijë vetë u zhytën në ujërat e detit të veriut në Ostend Belgjikë.

Temperatura e ujit shënonte 7 gradë celsius, por pjesëmarrësit iu turrën me vrap dallgëve pa u stepur aspak.

Por pati edhe nga ata të cilët nuk shkuan më tepër se lagia e kyçeve.

Kjo është tashmë një traditë e përvitshme ku me mijëra njerëz, shumë prej tyre dhe me veshje festive, sfidojnë kushtet e motit, e zhytën në ujërat e akullt të Detit të Veriut.

Shkarkoni aplikacionin e A2