Epifania, Papa apel krerëve europian për emigrantët

Papa Françesku u kërkoi krerëve europianë që të ndalin grindjen mbi fatin e 49 emigrantëve të cilët janë të bllokuar në Detin Mesdhe në dy anije humanitare të shpëtimit.

Në ditën e Epifanisë, Papa u bëri edhe një herë apel liderëve europianë të gjejnë një port të sigurt për këta dhjetëra emigrantë.

Javën e kaluar, grupe të shumta humanitare, duke përfshirë “Amnesty International” dhe Organizatën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Emigracionin, i bënë thirrje Bashkimit Europian të ofrojë një port të sigurt për të dy anijet me 49 emigrantet ne bord.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN