Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Euro e nis 2019 me rritje, këmbehet me 123.5 lekë

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 15:39 | Ekonomi
Euro e nis 2019 me rritje, këmbehet me 123.5 lekë

Euro e ka nisur me rritje këtë vit. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet me 123.5 lekë, duke fituar 0.04 lekë kundrejt fundit të javës së kaluar.

Ndërsa krahasuar me 26 dhjetorin, kur euro shënoi edhe minimumin e ri historik, rimëkëmbja është në 1 lekë. Forcimi i euros ishte i pritshëm me largimin e emigranteve që u kthyen në atdhe për pushime dhe që rritën ofertën e valutës ne treg.

Nga ana tjetër, me fillimin e vitit pritet rigjallërimi i kërkesës nga importuesit e tregtaret që do të bëjnë furnizimet e sezonit.

Por pavarësisht vendosjes deri diku të ekuilibrave në treg, euro nuk pritet të rritet shumë dhe të kapë nivelet e mëparshme. Një fakt ky i pranuar edhe nga Banka e Shqipërisë, qe ka folur për një kurs të ri të euros.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli