Hyn në fuqi paketa fiskale 2019

Ka hyrë në fuqi paketa fiskale 2019. E thënë ndryshe, ndryshimet në taksa dhe tatime. Ndryshimet kryesore kanë të bëjnë kryesisht me Procedurat Tatimore; Tatimin mbi të Ardhurat; Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Taksat Kombëtare.

Ajo që ndryshon është ulja e dividentit nga 15 në 8%. Një masë nga e cila përfitojnë aksionerët e kompanive të mëdha.

Gjithashtu, rritet nga 130 mijë në 150 mijë lekë në muaj paga që tatohet me 13%, një masë nga e cila përfitojnë qytetarët me të ardhura në këtë fashë të ndërmjetme.

Ndryshime ka edhe tek Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, ku TVSH-ja ulet për një kategori mallrash e produktesh nga 20 në 6%, rritet për reklamat në media, si dhe përjashtohen nga pagesa e kësaj takse disa produkte të tjera, kryesisht në sektorin e bujqësisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN