Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

"Jelekët e verdhë" shndërrohen në parti politike

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 23:45 | Bota
"Jelekët e verdhë" shndërrohen në parti politike

Nisi si lëvizje mbarë popullore për të shprehur zemërimin e qytetarëve për reformat e qeverisë në Francë. Por tashmë “Jelekët e Verdhë” po shkojnë drejt një orientimi tjetër.

https://a2news.com/2018/12/30/tymi-fshin-kullen-eiffel-protestat-ne-france-nuk-ndalen-foto/

Zhaklin Murad, përfaqësuese e krahut liberal të lëvizjes, njoftoi se ka nisur puna për krijimin e një partie politike.

Objektivi i këtij subjekti të emërtuar “Lëvizja Emergjente”, është një reformë e madhe fiskale dhe “rikthimi I rendit social” në agjendën politike.

Një sondazh I kryer së fundi tregoi se nëse Jelekët e Verdhë do të merrnin pjesë në zgjedhje në Francë, do të arrinin deri në 13% të votave.
Jelekët e Verdhë janë mbështetur mesatarisht nga 70% e popullsisë në të gjitha protestat e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë