Mbreti heq dorë nga froni për dashurinë – A2

Mbreti heq dorë nga froni për dashurinë

Zgjedh modelen përpara fronit. Nuk ka pasur dyshime sulltani Muhammad i Pestë, i cili tashmë nuk është më mbreti i Malajzisë.

Ai abdikoi, për herë të parë në historinë e një vendi aziatik, duke braktisur kurorën për t’u arratisur me dashurinë e tij të re, Oksana Voevodina, 25 vjeç, fituese e konkursit të bukurisë Mis Moska 2015. Ajo është konvertuar dhe në islam, duke ndryshuar emrin në Rihana Oxana Gorbatenko.

Dhe kështu mbreti, në detyrë që prej 2016-s, është shndërruar në një ish për popullin e tij, duke njoftuar martesën me modelen pas arratisjes. Kjo ngjarje nuk pushtoi vetëm Malajzinë, por të gjithë botën e internetit, ku janë publikuar imazhe të mbretit 49-vjeçar në shoqërinë e të dashurës së tij, zyrtarisht ish sovrani ishte i sëmurë kështu që gjendej larg Kuala Lampur për t’u kuruar. Por në të vërtetë pozonte i lumtur në Moskë me rastin e martesës që turpëroi drejtuesit e Malajzisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2