Muri pengon buxhetin në SHBA, qeveria e mbyllur

Presidenti Trump nuk tërhiqet nga kërkesa e tij për të mbajtur premtimin e murit. “Ne duhet të kemi siguri në kufi. Nëse nuk e kemi diçka të tillë do të mbushemi me kriminalitet dhe do të bëhet keq e më keq”, tha Trump.

Nga ana tjetër, demokratët kundërshtojnë jo vetëm murin, por edhe koston e tij. “U shokova me atë që ai tha. Ai kërkoi të bëhet e tija, me 5.6 miliardë dollarë për një mur të madh betoni dhe qeveria mund të mbyllet për muaj, apo madje vite”.

Burime për CNN tregojnë se presidenti mund të shfrytëzojë fondet ushtarake për ndërtimin e murit, ndërsa ka paralajmëruar edhe shpalljen e një emergjence kombëtare. Ndërsa debati vijon, po ashtu me të vazhdon edhe mbyllja e qeverisë. Krahas dhjetëra agjencive federale dhe departamenteve të kabinetit, ajo po kthehet problematike edhe për shumë biznese dhe individë në fusha të tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN