Ndryshimet te TVSH-ja, përfituesit dhe humbësit

Qeveria ka bërë këtë vit sërish ndryshime në ligjin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Ajo që ndryshon është rritja e TVSH-së nga 0% që ishte më përpara në 6% për reklamat në media audio-vizive.

Gjithashtu, TVSH-ja ulet nga 20 në 6% për furnizimin e mjeteve të transportit publike për udhëtarët, si dhe në të njëjtën masë ulet për furnizimin e librave të çdo lloji.

Ndërkaq, qeveria ka vendosur që të përjashtojë nga pagesë e TVSH-së një kategori mallrash e produktesh, kryesisht në sektorin e bujqësisë.

Kështu, nuk do të paguhet TVSH për furnizimin e makinave bujqësore; për furnizimin e inputeve bujqësore, një masë për të cilën pati kundërshtime nga industria ushqimore dhe eksportuesit.

Gjithashtu, do të përjashtohet nga TVSH-ja furnizimi i shërbimeve veterinare, me përjashtim të atyre për kafshët shtëpiake; si dhe importimi i lëndëve të para që përdoren për prodhimin e barnave.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN