Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Paketa fiskale 2019, eksperti: Nuk u dëgjua biznesi

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 16:51 | Ekonomi
Paketa fiskale 2019, eksperti: Nuk u dëgjua biznesi

Paketa fiskale e vitit 2019, jo vetëm që nuk ka plotësuar kërkesat e biznesit, por përkundrazi, ka rritur burokracitë. Eksperti i çështjeve fiskale, Bujar Bendo, ka komentuar në studion e A2 Business të Aurora Sulçes, se ndryshimet e bëra në taksa dhe tatime nuk reflektojnë atë që sipërmarrja kërkoi, por u bënë ndërhyrje që do të japin efektin e kundërt.

Sipas Bendos, struktura e tatimit të pagave është shkatërruar dhe ndryshimi i shkallëve nuk do të sjellë rritje të formalizimit. Ndërsa ulja e tatimit të dividendit, sipas tij duhej të ishte edhe më e ndjeshme për të pasur mundësinë e rikthimit të investimit dhe për të qenë konkurrues me rajonin.

Bendo shprehet kundër edhe ndryshimeve të shpeshta në ligjin e TVSH-së, të cilat nuk i japin kohë as biznesit dhe administratës tatimore që të përshtatet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani