Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Prokurorët e Krimeve të Rënda rikthehen në detyrë

Nga A2 CNN
7 Janar 2019, 12:53 | Aktualitet

Dy prokurorët e transferuar nga Arta Marku do të rikthehen në detyrë. Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kryetari i këtij këshilli, Gent Ibrahimi, bëri publik kërkesën e dy prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela për heqjen e pezullimit të detyrës, si organi legjitim.

Ish-kryeprokurori i krimeve të rënda dhe vartësi i tij, fituan gjyqin në gjykatën administrative në muajin dhjetor për rikthimin në detyrë. Ata u transferuan në prokuroritë e rretheve me urdhër të Prokurores së Përgjithshme të përkohshme, Arta Marku, më 21 shtator.

Hajdarmataj u emërua si prokuror i Pogradecit dhe Olsian Çela ne atë të Beratit. Mos apelimi i këtij vendimi nga Këshilli i Larte i Prokurorisë, do të thotë rikthim në detyrat e mëparshme të prokurorëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli